DESKTOP SHQIPTARË


Shqipëria dhe Italia: një marrëdhënie e privilegjuar

Shqipëria është padyshim vendi ballkanik që ka lidhje më të afërta me Italinë, si nga pikëpamja historike, kulturore, po ashtu edhe nga ajo ekonomike e produktive.

Afërsia me Italinë përfaqëson një lehtësim për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me vendin tone i cili konfirmohet donatorë i parë ndërkombëtar (me programet e financuara nga Kooperacioni Italian), partner i parë tregtar dhe i pari investues në Shqipëri për sa i përket numërit të bizneseve. Gjuha jonë është gjuha e huaj më e folur në vend.

Shqipëria dhe Europa

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE: si rrjedhojë merr fonde të konsiderueshme europiane të cilat kanë për synim anëtarësimin e shteteve të reja.

Një ekonomi në rritje

Pavarësisht ngadalësimit të fortë në krahasim me vitet e para-krizës, kur PBB u rrit mesatarisht me 6% në vit, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje pozitive (+ 1.6% në vitin 2012; + 1.4% në vitin 2013 dhe + 2.2% në vitin 2014). BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), vlerëson një rritje te PBB prej 3.3% në vitin 2016. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (ANSA 09/01/17), ekonomia e Ballkanit po rritet në mënyrë të shpejtë dhe progresive, dhe në vitin 2017 do të jetë pikërisht Shqipëria që do të regjistrojë performancën më të mirë: siç raportohet nga të dhënat e publikuara më së fundmi nga FMN, këtë vit PBB do të rritet me 3.7%, duke e bërë atë, vendin me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan. Qeveria në Tiranë për këtë arsye ka përshtatur vlerësimet, duke parashikuar një rritje prej 4% të PBB-së në vitin 2017 dhe 6% në 2019.

Shqipëria, një portë për Ballkanin

Shqipëria ka një pozicion ideal që shërben si urë midis tregjeve të vendeve të Ballkanit dhe tregut të Bashkimit Europian. Zbatimi progresiv i Korridorit VIII (sistem multi-transportimi përgjate boshtit lindje-perëndim me një shtrirje të përgjithshme prej rreth 1.270 km hekurudhore dhe 960 km rrugë mbi trajektoren kryesore: Bari - Brindisi - Durrës - Tiranë - Shkup - Burgas) do të bëjë gjithnjë e më të qartë funksionin “zinxhir” të vendit të Shqiponjave.

Mundësi të mëdha në dyert e shtëpise

Shqipëria prezantohet si një destinacion që ofron shumë mundësi për investitorët italianë në bazë të një numëri vendimtar faktorësh:

  • garanton praninë e fuqisë punëtore, të kualifikuar, dhe me kosto jo të larta;
  • ka një sistem prodhimi të ngjashëm me atë italian i cili për këtë arsye, duke u bazuar kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lejon insaurimin e marrëdhënieve dypalëshe të balancuara;
  • realizon politika stimuluese për investime të huaja si në aspektin e garancive të ofruara për investitoret, ashtu edhe në aspektin e uljeve/përjashtimit të taksave, doganore dhe tatimore;
  • siguron njohuri të gjerë të gjuhës sonë duke bërë më të lehta politikat e formimit e gjithashtu të integrimit të bizneseve ekzistuese më njësi operative në të dy vendet;
  • zbaton politikë fiskale shumë të dobishme për bizneset dhe personat fizikë në krahasim me ato të praktikuara në Itali.




  • Si mund t’ju ndihmojmë

    Studio-ja Ligjore av. Nicola Durazzo dhe av. Eloà Pellizzaro, tashmë ndër vite, merret dhe ofron shërbime që lidhen me procesin e ndërkombëtarizimit të kompanive në Shqipëri.

    Studio-ja zotëron në Tiranë një zyrë e një rrjet të artikuluar bashkëpunëtorësh dhe profesionistësh.

    Ne ofrojmë klientëve tonë konsulencë të përgjithshme, duke kuruar aspektin historik e kulturor e mbi të gjitha aspektin ekonomik dhe ligjor, në mënyrë të tillë që të ketë elemente të mjaftueshëm për të vlerësuar mundësinë dhe interesin mbi investimin në Shqipëri.

    Studio-ja, në sajë të rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe punës së drejtpërdrejt të av. Durazzo dhe av. Pellizzaro, është gjithashtu në gjendje të ofrojë shërbime konsulence dhe asistence që kanë për qëllim:

  • themelimin e shoqërive të reja të së drejtës shqiptare;
  • hapjen e degëve dhe zyrave përfaqësuese të shoqërive italiane, në bazë të së drejtës shqiptare;
  • hulumtimin, përgatitjen dhe hapjen e selive, zyrave dhe qendrave industriale;
  • kërkesën e lejeve dhe licencave të nevojshme për të vepruar në fusha të caktuara dhe sektorë të ekonomisë shqiptare;
  • nënshkrimin e partneriteteve dhe ndërmarrjeve të përbashkëta (joint venture) me kompanitë shqiptare;
  • kërkimin e profesionistëve (kontabilistë, konsulentë pune, avokatë) në gjendje të mbështesin kompaninë ose degën e re në menaxhimin administrativ dhe tatimor në Shqipëri;
  • kërkimin e personelit, bashkëpunëtorëve dhe profesionistëve;
  • hulumtimin mbi tregun;
  • kërkimin mbi partnerët e biznesit dhe shpërndarësit;
  • hartimin e kontratave të së drejtës shqiptare në italisht , e gjithashtu në gjuhën shqipe;
  • organizimin dhe shoqërimin në misionet rreth biznesit në fjalë;
  • sigurimin e shërbimeve të interpretimit, të përkthimit dhe të përkthimit të certifikuar.
  • Natyrisht këto shërbime, mund tu jepen dhe sipërmarrësve shqiptarë, të cilët synojnë të fillojnë në vendin tonë një aktivitet të ri ekonomik.
    Falë pranisë në stafin e Studios në Itali të bashkëpunëtorëve me origjinë shqiptare, jemi në gjendje të ofrojmë në çdo moment asistence dhe konsulence në gjuhën shqipe në të gjitha fazat e aktivietetit ekonomikë.




    Estratto da pubbicazione
    pdf scaricabile

    Contatto Albania Desk studio legale Durazzo Pellizzaro